Ministri i Punëve te Brendshme ne vizite pune ne Agjencinë e Menaxhimit Emergjent
Ministri i Punëve te Brendshme ne vizite pune ne Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

Ministri i Punëve te Brendshme ne vizite pune ne Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

Krijuar në datën 08/04/2021
Prishtine , dt. 04.08.2021

Ne selinë e Agjencisë Menaxhimit Emergjent, Drejtori i Përgjithshëm z. Fadil Kodra i shoqëruar me staf priti ne vizite pune Ministrin e Punëve te Brendshme z. Xhelal Sveçla.

Përveç njohjes nga afër me situatën e krijuar nga zjarret ditëve te fundit, teme diskutimi ishin edhe disa çështje të cilat kërkojnë zgjidhje për të përgatit kapacitetin e vendit ne përballje me fatkeqësitë.

Ne frymën e mirëkuptimit dhe diskutimit te hapur , Ministri u njoftua dhe plotësua nga përgjegjësit e Agjencisë për temat te cilat duhet adresuar ne periudhën e ardhshme me qëllim te përmbushjes se detyrimeve që burojnë nga baza ligjore ekzistuese ne aspektin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

Plotësimet shtese lidhur me kapacitetet e trajnuara dhe certifikuara , qofte për vlerësimin e rrezikut dhe planeve operative emergjente komunale, po ashtu dhe atyre për reagim ne nivel komunal u kërkuan, me te njëjtat do te plotësohet ne kohen me te afërt te mundshme.

Përfundimisht, i gjithë fokusi dhe angazhimi duhet te përqendrohet ne menaxhimin e situatës se krijuar nga zjarret, me qëllim te zvogëlohen humbjet ne gjithë territorin e vendit.